Lajme Shqip Friday, 18 March 2011 20:21

Nju-Jork – Çmimi i naftës sot në bursën e Nju-Jorkut u rrit mbi 103 dollarë për barel pasi që tregtarët janë të shqetësuar se vendimi i Këshillit të Sigurisë i Kombeve të Bashkuara për intervenim ushtarak kundër forcave lojale të liderit libian Moamer Gadafit do të mund ta vazhdojë konfliktin dhe ta kërcënoj eksportin e “arit të zi”.

Nafta “e lehtë” amerikane për dërgesë në prill në bursën e Nju-Jorkut u shtrenjtua për 1,71 dollarë dhe tregtohej për 103,13 dollarë për barel.

Çmimi i naftës “brendi” evropian në bursën në Londër u rrit për 1,28 dollarë të 116,18 dollarë për barel.