Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 13:06

Tiranë – Kreditimi në euro ka shënuar rritje të lehta të mesatares së interesave. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e normës referencë, euriborit, dhe rreziku i kursit të këmbimit kanë qenë faktorët që vazhdojnë të ndikojnë në mbajtjen e marzheve të larta për kreditë në euro.

Normat e interesit për kreditë në euro, janë rritur lehtësisht dhe në muajt prill – maj ato regjistruan vlerën mesatare 7.36% ose 0.15 pikë përqindjeje mbi mesataren e tremujorit të parë të vitit 2011. Në kreditë me afat të shkurtër, që janë kryesisht ato për kapital qarkullues për biznese, norma e interesit ka ndjekur të njëjtën sjellje me monedhën vendase, duke u ulur në vlerë mesatare.

Ndërsa, në afatin e gjatë mbi 5 vjet, bankat vazhdojnë të jenë konservatore me çmimin e kredive të reja në valutë. Normat mesatare të interesit të kredive vazhdojnë të ndikohen kryesisht nga diversifikimi në ofertat dhe në kushtet speciale të disa bankave të sistemit për klientë të veçantë, në të dyja monedhat kryesore.

Normat mesatare të interesit të kredive vazhdojnë të ndikohen kryesisht nga diversifikimi në ofertat dhe në kushtet speciale të disa bankave të sistemit për klientë të veçantë, në të dyja monedhat kryesore. (LajmeShqip.com)