Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 07:25

Madrid – Kryetari i Bashkimit Evropian, Herman van Rompuj, deklaroi se “euroja është valutë stabile dhe e shëndoshë”, pasi që në tregjet financiare botërore erdhi deri te dobësimi i saj i mëtejshëm për shkak të shqetësimit rreth zgjerimit të krizës debitore.

“Në kohërat e vështira, siç është kjo, zakonisht harrojmë se euroja është valutë stabile dhe e shëndoshë me bazë të fuqishme në krahasim me valutat tjera”, tha Rompuj në konferencën e përbashkët për shtyp, në Madrid me kryeministrin spanjoll, Hoze Luis Rodrigez Sapatero.

Euroja, sot në bursën e Londrës, ka rënë në minimumin e ri katërmujor prej 1, 3837 dollarë, që më vonë të përmirësohet pak vlera e saj në 1, 3944 dollarë.