Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 07:05

Athinë – Kriza financiare në Evropë do të duhej ta kursejë Spanjën, deklaroi sot kryetari i Këshillit Evropian Herman van Rompuj. Rompuj thotë se eurozona do të del “më e fuqishme” nga kriza me borxhe financiare.

Rompuj do të shpreh qëndrim të tillë edhe para qendrës hulumtuese për çështje të politikës evropiane në Athinë. Ai shtoi se Evropa ka mundësi edhe vendosmëri të përballet dhe ta mundë krizën.

Ai thotë se BE-ja filloi revizion më radikal në lëmin e menaxhimit ekonomik nga vendosja e euros.

“Forcat të cilat na lidhin janë më të fuqishme se ato që na ndajnë. Nuk kam dyshim se eurozona do të del më e fuqishme dhe më e veçantë nga kjo krizë”, deklaroi ai.

Van Rompuj thotë se shtetet-anëtare ishin shumë liberale në lëmin e politikës buxhetore dhe nuk arritën t’i kontrollojnë bankat e tyre. Përveç kësaj, sistemi evropian për kontroll ishte i fokusuar në deficitet, dhe jo aq në kërcënimet makroekonomike dhe në grumbullimin e borxheve.