Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 09:00

Romë – Eurokomisari për çështje ekonomike dhe monetare Oli Ren, dje deklaroi se nuk mund të mendojë kolaps të euros dhe se Italia ka qenë dhe do të jetë pjesa qendrore e valutës së vetme evropiane.

Ren e dha deklaratën pasi Qeveria e Italisë njoftoi se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nikolla Sarkozi dje kanë shfaqur druajtje se kolapsi i Italisë nën peshën e borxhit të saj “në mënyrë të pashmangshme do të paraqiste fundin e euros, që do ta ngecte procesin e integrimit evropian me pasoja të paparashikueshme.

Ren gjithashtu theksoi se reformat ekonomike të cilat i kryesoi kryeministri i ri i Italisë Mario Monti “shkojnë në drejtim të mirë”, por që aksione plotësuese janë të domosdoshme.