Lajme Shqip Tuesday, 31 January 2012 18:06

Bruksel – Papunësia në eurozonë ka shënuar një rekord të ri prej 10,4 përqind për muajin dhjetor, kanë bërë të ditur të dhënat e Eurostatit të publikuara sot.

AFP njofton se kjo agjenci po ashtu ka rishqyrtuar edhe të dhënat për muajin nëntor, duke rritur numrin e papunësisë në 10,4 nga 10,3 sa ishte vlerësuar më herët.

Shtetet e eurozonës po përballen me krizë tash e një kohë të gjatë për shkak të borxheve në të cilat janë zhytur disa nga vendet anëtare.