Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 12:12

Tokio – Euroja në mëngjesin e sotëm u lirua në tregjet devizore, pas arrestimit të së shtunës të drejtorit ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) , nën akuzën për abuzim seksual.

Investitorët druajnë se arrestimi i Stros-Kanit do të mund të pengojë në tentimet për zgjidhje të krizës debitore në eurozonë.

Valuta e vetme evropiane në mëngjesin e sotëm në Tokio këmbehej për 1,4056 dollarë, përkundër 1,4108 dollarë të premtën në mbrëmje në Nju-Jork. Kursi i euros kundër jenit gjithashtu pësoi rënie – deri në 113,61 prej 113,99 jenë.

Problemet e shefit të FMN-së me jurisprudencën në SHBA mund të shkaktojnë rrezik nga komplikimi në tentimet për zgjidhje të krizës në eurozonë dhe posaçërisht në diskutimet për lëshim eventual të ndihmës së re për Greqinë.

Stros-Kan sot nuk do të marrë pjesë në Bruksel në seancën e rëndësishme të ministrave të financave të eurozonës, e cila do t’i dedikohet borxhit grek.