Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 08:01

Tiranë – Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën kontratën e koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues dhe bashkimit të shoqërive “Caraglio” s.r.l. & “Hertis” sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Shkumbin, rrethi Librazhd.

Sipas vendimit të qeverisë, ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.