Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 14:48

Megjithëse ekonomia duket në përkeqësim të ndjeshëm, shqiptarët nuk po heqin aspak dorë nga mallrat e luksit. Sipas Drejtorisë së përgjithshme të Doganave, gjatë tre muajve të parë të vitit u vërejt një rritje e importeve të mallrave kryesore me akcizë.

Më konkretisht, në periudhën janar-mars 2012 u importuan 8.596 mijë litra birrë. Krahasuar me 3 mujorin e parë 2011, u importuan 466.2 mijë litra më shumë, ose 118.5%. Po kështu në 3-mujorin e parë të këtij viti u zhdoganuan 834.1 tonë cigare. Krahasuar me 3 mujorin e parë 2011 importet e cigareve kanë shënuar një rritje prej 210 ton ose 33.6%

Kafeja, krahasuar me 3 mujorin e parë 2011 ka shënuar një rritje prej 10 ton ose 0.6%. Në janar-mars 2012 u importuan 1.707.8 ton kafe. Megjithë rritjen e çmimeve, rritje kanë njohur edhe importet e karburanteve. Për tre muajt e parë, u importuan 78.565 ton karburante, me një rritje prej 248.2 ton krahasuar me 3 mujorin e parë 2011.

Sipas burimeve zyrtare të Doganave, në 3 mujorin e parë 2012 u arkëtuan 27.4 miliardë lekë të ardhura, kundrejt 27.2 miliardë lekë të planifikuara me një realizim të planit të të ardhurave prej 100.7 %.