Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 10:54

Prishtinë – “Konflikti ligjor lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore” ishte tema e debatit e organizuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP.

Në këtë takim është folur për problemet që e kanë përcjellë procesin e privatizimit që nga fillimi, e sidomos paqartësitë ligjore që kanë dalë si pasojë e kundërshtimit të Dhomës së Veçantë për të pranuar AKP-në si palë në proces, vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, problemi me” Trepçën” etj.

Sipas të pranishmëve, procesi i privatizimi të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, përfaqëson njërin ndër proceset më të ndërlikuara të privatizimi në vendet postkomuniste, për faktin se Kosova ka specifika të dallueshme prej këtyre vendeve.

Autori i kësaj anlize, Haxhi Gashi, konsideron se në procesin e privatizmit në Kosovë ekziston një konflikt serioz ligjor.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk kanë fuqi vendimarrëse politike, poashtu sipas tij në

Nga ana tjetër, Mrika Tahiri, zëvendës Drejtoreshë Menaxhuese në Agjencinë Kosovare të Privatizmit, tha se tash e disa vite AKP ka adresuar këto qështje, me qëllim të nxjerrjes së ligjeve.

Tahiri, njëherit tha se ligji i AKP-së, për këto qështje është i qartë dhe i kuptueshëm.

Privatizimi është udhëhequr nga AKM, por me një përfaqësim edhe të institucioneve vendore. Megjithatë fjala e fundit vendimarrëse ishte e UNMIK-ut. Megjithëse, ka pasur pajtim dhe konsultime me institucionet vendore, në shumë raste janë shfaqur edhe konfliktet në mes të institucioneve vendore dhe atyre të UNMIK-ut rreth privatizmit, sidomos modelit të privatizmit, procesit të vendimarrjes në privatizim.

Ndryshe, Instituti GAP, ka dhënë edhe disa rekomandime, sipas së cilit, rregullorja e UNMIK-ut nr.2002/13 për themelimin e Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme duhet të ndryshohet dhe të shndrrohet në Ligj të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pastaj, këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të ushtrojë kontroll dhe të ndërmarrë masa në pajtim me ligjin, lidhur me vendimet e gjykatave vendore të cilat kaën zbatuar ligje të Serbisë të nxjerra pas vitit 1990 lidhur me kthimin e pronave edhe pse bazë e vetme ligjore për privatizim ka qenë Ligji për AKM-në e më vonë Ligji për AKP-në.