Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 14:16

Prishtinë – Interes për blerje të 75 për qind të aksioneve të kompanisë së telekomunikacionit PTK paraqitën pesë kompani.

Në tenderin për blerje të aksioneve të PTK-së janë paraqitur “Dojçe telekom” përmes partnerit të tij kroat “T-HT”, kompania egjiptiane “Telekom Oraskom”, operatori jemen i celularëve “SabaFon”, ndërsa me oferta të përbashkëta janë paraqitur “Turk Telekom” dhe “Albtelekom” dhe kompania turke “Çelik grup” dhe “Telekomi” austriak.

Nga privatizimi i PTK-së, Qeveria e Kosovës pret të fitojë mes 300 dhe 600 milionë euro. Me këtë para planifikohet të mbulohet ndërtimi i autostradës nga Prishtina deri në kufirin me Shqipërinë.

Shitja e PTK-së është në kuadër të pakos fiskale për vitin 2011, e cila gjithashtu parashikon edhe rritje të rrogave në administratën publike, me çka do të thyhet marrëveshja me FMN-në.