Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 08:41

Prishtinë – Do të hapet sot në Prishtinë Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Udhëtimeve 2011.

Panairi ndërkombëtar i Turizmit dhe Udhëtimeve ˝Travel & Tourism Fair 2011˝ shënon edicionin e tetë me radhë si ngjarja më e sukseshme e këtij lloji në Kosovë.  Travel & Tourism Fair 2011 do të shërbejë si një platformë e shkëlqyeshme për promovimin e sektorit të udhëtimeve dhe turizmit në tregun kosovar dhe atë rajonal, duke kontribuar gjithanshëm edhe në promovimin e turizmit vendas në Kosovë.

Panairi organizohet nga CEO/Prishtina Fair në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë/Departamenti i Turizmit, dhe do të mbledhë të gjithë faktorët kyç të kësaj fushe nga Kosova, vendet e rajonit dhe më gjerë.

Pjesmarrës do të jenë zyra për informacione turistike, agjenci turistike, asociacione turistike vendore dhe ndërkombëtare, ministri, komuna, organizues udhëtimesh, hotele dhe gastronomi, ndërkohë që do të prezentohen pajisje për hotele dhe restorante, komplekse turistike, prodhues të skive dhe pajisjeve për skijim, prodhues të skiliftave, pajisje sportive, pajisje për sporte në natyrë (sporte alpine, ngjitje, hiking), turizëm malor dhe turizëm rural, turizëm mjekësor, aviokompani, IT dhe shërbime softuerike për aranzhimin e udhëtimeve, agjenci për ofrimin e veturave me qira, institucione kulturore, qendra rekreative dhe pajisje, fitnes, botues të guidave turistike, artizanate, bizhuteri dhe stoli, fashion, kozmetikë etj.