Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 14:37

Prishtinë – Agjencia Kosovare e Privatizimit po kërkon t’i ndihmojë pronarët e ndërmarrjeve të privatizuara me Spin off Special.

Kjo është një qasje e re, pasi AKP deri tash ka kërcënuar se do t’i ritenderojë.

“Ndërmarrjet e privatizuara me Spin Off Special e që nuk u kanë përmbushur zotimet për investime dhe punësime, gjithnjë kanë qenë të kërcënuara nga AKP se do të futen në ritenderim. Por, tani shikohet mundësia që të ju ndihmohet”, tha drejtori menaxhues i APK-së, Shkelzen Lluka, pas një takimi në Odën Ekonomike të Kosovës.

Lluka nuk e konsideron këtë si falje të këtyre ndërmarrjeve.

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, njoftoi se së shpejti do të mbahet një takim me Bankat Komerciale.

AKP në bazë të ligjit aktial nuk aplikon metodat e spin of special. Kontratat janë nënshkruar në kohën e AKM-së, por që është bërë problem interpretimi i neneve të kontratës me ligjet aktuale.