Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 08:16

Tiranë – Kompania më e re e telefonisë celulare në vend, Plus Communication dhe Research In Motion (RIM) hodhën dje në tregun shqiptar shërbimin BlackBerry® solution, duke i mundësuar klientëve të komunikojnë, si dhe të kenë akses në informacion në mënyrë të shpejtë, të thjeshtë dhe të efektshme.

PLUS Communication ofron në treg një gamë të BlackBerry®smartphones. “Ne jemi krenarë t’ju prezantojmë klientëve tanë BlackBerry solution, që ofron mjaft përfitime personale dhe profesionale, për të lehtësuar një akses sa më ekonomik në celular, për të komunikuar me njerëzit apo për të marrë informacion. Presim që BlackBerry smartphones të jenë popullorë mes konsumatorëve tanë, bizneseve të vogla apo koorporatave të mëdha në Shqipëri”, tha Drejtori Ekzekutiv i PLUS Communication, Moni Buchnik.

BlackBerry solution i ofron konsumatorëve të PLUS telefona të avancuar, aplikacione dhe shërbime, që sigurojnë akses të thjeshtë tek emaili, kalendari, mesazhet, rrjetet sociale si dhe aplikacione të biznesit.

Prej ditës së djeshme, klientët PLUS Communication kanë mundësi të blejnë BlackBerry smartphones përmes rrjetit të shitjeve Zona PLUS në të gjithë vendin.

Përveç përdorimit të tyre brenda vendit, abonentët e PLUS Communication do të mund t’i përdorin ata edhe kur ndodhen jashtë Shqipërisë, duke përdorur shërbimet e roamingut të PLUS.

Paul Lucier, Drejtor i Përgjithshëm i RIM, tha se kemi kënaqësinë të sjellim një gamë të gjerë telefonash, shumë bashkëkohorë për tregun shqiptar.