Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 16:37

Seul – Zv/ministrat e financave të vendeve nga grupi G-20 sot përmes bisedës telefonike konferenciale kanë diskutuar për krizën debitore evropiane dhe zvogëlimin e rejtingut kreditor të SHBA-së, njoftoi zëvendës-ministri jugokorean i Financave, Çoi Xhong-gu.

“E shpreha qëndrimin e Koresë së Jugut se nuk do të ketë ndryshime befasuese në menaxhimin me rezervat e tona”, deklaroi Çoi duke pasur parasysh se Koreja e Jugut mban fletëobligacione shtetërore amerikane në vlerë prej mbi 300 miliardë dollarë në valuta të huaja.

Nuk ka alternativë të fletëobligacioneve shtetërore amerikane të cilat e ofrojnë të njëjtin stabilitet dhe likuiditet, theksoi zëvendës-ministri jugokorean.

Pritet që një konferencë të ngjashme telefonike të mbajnë edhe ministrat e financave të grupit G-7.