Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 10:34

Paris – Agjencia ndërkombëtare e rejtingut “Mudis”, sot e zvogëloi vlerësimin për borxhin afatgjatë të Greqisë dhe tani e ndanë vetëm një shkallë nga shpallja e bankrotit.

“Mudis” konsideron se vendi nuk do të mundet tërësisht t’i plotësojë  obligimet ndaj kreditorëve privatë.

“Lajmi se eurozona miratoi pako të dytë të shpëtimit për Athinën dhe shkëmbimin e detyrimeve të vjetra greke me të reja, të cilën e zbaton, tregon se kreditorët privatë do të përballen me humbje”, sqaron agjencia në komunikatën e sotme.

Vlerësimi për borxhin afatgjatë të Greqisë është zvogëluar në Sa, përkundër paraprakes Saa1.