Lajme Shqip Monday, 01 October 2012 19:15

Bruksel – Sipas raportit të përmuajshëm mbi papunësinë, publikuar ditën e hënë, numri i përgjithshëm i personave në moshë pune, që kërkojnë një të tillë dhe nuk janë të aftë ta gjejnë është rritur në 18,2 milionë banorë.

Në një muaj, numri i përgjithshëm i të papunëve brenda Eurozonës është rritur në 34 mijë, duke prekur rekordin prej 11,4%.

Niveli më i lartë i papunësisë i përket Spanjës, me 25,1% të popullsisë aktive të papunë dhe niveli më i ulët regjistrohet në Austri, me 4,5%.

Ndërkohë, sipas “Eurostat”-it, papunësia në ekonominë më të madhe në Europë është prej 5,5%.

Papunësia në grupmoshën nën 25 vjeç përbën problemin kryesor, me një mesatare prej 22,8% në Eurozonë dhe nivelin më të lartë, përsëri të regjistruar në Spanjë, me një shifër prej 52,9%. (LajmeShqip.com)