Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 11:28

Athinë – Koha është që Evropa të zgjohet dhe të gjejë një zgjidhje për krizën e borxhit në Greqi, e cila po kërcënon ta rrezikojë tërë eurozonën, deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu, në intervistën për numrin e sotëm të gazetës së Athinës “Katimerini”.

Papandreu në intervistë thekson se Greqia do të arrijë ta kthejë borxhin e madh 350 miliardë euro me të cilin po përballet tani, duke shtuar se në vijim janë bisedimet për gjetjen e zgjidhjes së gjatë për dalje nga kriza.

“Në këtë moment nuk ka vend për ata të cilët përhapin frikë dhe janë të bindur në mossukses”, thekson Papandreu.

Më 21 korrik, në Bruksel, do të mbahet Samiti i jashtëzakonshëm i BE-së në të cilin do të duhej të gjindet një zgjidhje e përhershme e Greqisë nga kriza, e cila po kërcënohet që të rrjedh edhe në vende tjera të eurozonës, para së gjithash në Itali.