Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 19:29

Podgoricë – Paga mesatare në Mal të Zi në korrik ishte 476 euro ndërsa vlera e shportës konsumatore minimale në këtë muaj ka qenë 756 euro, njoftoi Enti për Statistikë i këtij shteti.

Paga mesatare është më e lartë në krahasim me të njejtin muaj të vitit të kaluar për 2,1 për qind.

Prodhimtaria industriale në korrik ka realizuar rritje prej 5,7 për qind në krahasim  me qershorin gjegjësisht 0,2 për qind në krahasim me vitin e kaluar.