Lajme Shqip Friday, 04 January 2013 19:17

Tiranë – Telashet e kompanise CEZ duket se nuk kanë të sosur. Një tjetër vendim i Gjykatës i shpallur ditën e fundit të vitit 2012 urdhëron CEZ shpërndarje sh.a. që t’i paguaje OST-së një faturë të konsiderueshme prej mbi 409 milionë lekë.

Vendimi eshte dhene ne 31 dhjetor nga gjyqtari Ardian Kalia. Sipas dokumentave qe Top Channel disponon urdhër- ekzekutimi ka lidhje me padine civile nga Operatori i  Sistemit te Transmetimit që i kërkoi gjykates ne fund te dhjetorit te nderhyje per te dhene urdher ekzekutimin per pagimin e fatures tatimore te transmetimit te energjise elektrike te leshuar nga CEZ me vlere te palikuiduar prej kesaj kompanie prej 409. 462.266 leke.

Gjykata ne perfundim te shyrtimit gjyqesor e pranoi kerkesen e OST-se pasi sipas gjyqtarit Ardian Kalia rezultoi e provuar se shoqeria OST sh.a ka leshuar faturen me numer 237 per energjine e transmetuar per CEZ per muajin nentor 2012, por kompania CEZ nuk e ka paguar kete detyrim monetar . Gjykata shprehet se kerkesa pranohet referuar ligjit te vitit 2000 ku percaktohet se “fatura tatimore e energjise elektrike eshte titull ekzekutiv dhe ngarkohet zyra e permbarimit per egzekutimin e saj”.

Me heret po gjate muajit dhjetor gjykata civile vendosi bllokimin e llogarive dhe aseteve te cez per vleren e mbi 2 milione e 531 mije euro me kerkese te nje shoqerie rumune, e cila me 4 gusht 2011 pretendon por CEZ nuk e ka shlyer detyrimin. Aktualisht kompania CEZ ka te hapur edhe nje tjeter proces civil ne gjykaten e kryeqytetit. (T.CH)