Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 17:14

Shkup – Afaristët e Maqedonisë dhe ata të Kosovës duhet të gjejnë forma të reja për thellim të bashkëpunimit, për investime të përbashkëta në projekte infrastrukturore dhe energjetike dhe paraqitje në tregje të treta. Autoritetet, madje, në të dy shtete, t’i mënjanojnë barrierat ekzistuese, fillimisht infrastrukturat, dhe të krijojnë biznes klimë të volitshme për investime të huaja në interes të zhvilimit të rajonit.

Mesazhe të këtilla dërguan presidentët e Maqedonisë dhe ai Kosovës, Gjorge Ivanov e Bexhet Pacolli, dhe pjesëmarrësit në forumin afarist Maqedoni-Kosovë, sot në Shkup.

Këmbimi i përgjithshëm tregtar i Maqedonisë me Kosovën në vitin 2010 krahasuar me vitin 2009, është rritur për 41 për qind. Në vitin 2009 ishte 324 milionë dollarë, ndërsa vitin e kaluar arriti në 459 milionë dollarë. Sipas presidentit Ivanov, edhe krahas rezultateve të mira, nuk duhet të kënaqemi me të arriturën e deritanishme për shkak se çdoherë mund të arrihet më shumë.

“Kosova është partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë. Sinqerisht shpresoj se numri i kompanive të cilat baskëpunojnë do të rritet në periudhën e ardhshme dhe jam i bindur se ekzistojnë kushte të volitshme për këtë”, theksoi Ivanov.

Pritet që me Marrëveshjen e kontraktuar për bashkëpunim ekonomik kompanitë nga të dy vendet të marrin pjesë edhe në projekte kapitale investuese, infrastrukturë dhe turizëm. “Pres”, theksoi Ivanov, ju afaristët të kërkoni forma më të larta të bashkëpunimit, paraqitje të përbashkët në tregje të treta, investime të përbashkëta. Jini të bindur se për këtë çdoherë mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, theksoi presidenti i Maqedonisë.

Para pjesëmarrësve të forumit i numëroi aktivitetet e deritanishme për përmirësim të biznes klimës në shtet dhe mundësitë për investime, duke i potencuar zonat e zhvilluara teknologjiko-industriale të cilat sipas tij ofrojnë një sërë volitshmërish tëheqëse për investitorët në industritë më përparimtare.

Shefi i shtetit kosovar Bexhet Pacolli kërkoi që përmes biznes forumeve më të shpeshta, tre deri katër herë në vit, afaristët nga Maqedonia dhe Kosova, t’i shfrytëzojnë mundësitë për bashkëpunim, edhe krahas asaj që kanë tregje të vogla.

“Ka hapësirë, konsideron ai, për realizimin e nevojave të biznesmenëve dhe ambient i bukur për zhvillimin e kontakteve të tyre. Kërkoi baraspeshim të këmbimit tregtar, si dhe angazhime nga institucionet kompetente për tejkalim të probleme me certifikata për prejardhjen e mallrave. Pengesat kryesore, konsideron Pacolli, do të mënjanohen me mundësimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzit pa formalitete, ndërtim dhe ripërtërirje të infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore, klimës më të mirë për investime.

Që të dy shtetet, theksoi, kanë mungesë të investimeve të huaja, për çka madje mungon rregullativë e mirë ligjore. Vërejti edhe në mundësinë për bashkëpunim në sferën e energjetikës përmes projekteve të përbashkëta.

“Unë jam ndjekës i idesë së madhe që të gjehen investitorë të përbashkët dhe midis Kosovës dhe Maqedonisë të ngritet një prodhues gjigant i energjisë elektrike. Kemi ujë, kemi mundësi na nevojitet vetëm investitor. Në qoftë se ka iniciativë të mirë nga pala e Maqedonisë dhe Kosovës dhe në qoftë se garantohet platformë ligjore ne do t’i gjejmë investitorët”, theksoi Pacolli.

Sipas ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë Fatmir Besimi, bashkëpunimi i shkëlqyeshëm politik mund të jetë e qëndrueshme vetëm nëse pasohet me bashkëpunim ekonomik. “Kjo për Maqedoninë, Kosovën dhe rajonin është veçmë imperativ, gjegjësisht krijim i tregut të përbashkët me mundësi për investime më të mëdha”, tha Besimi.

Për realizimin e bashkëpunimit të këtillë, nevojitet infrastrukturë e mirë, reforma të koordinuara ekonomike për përmirësim të ambientit afarist, si dhe gjyqësi më efikase, shtoi Besimi.

Menderez Kuçi, biznesmen nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, konsideron se krahas mënjanimit të barrierave ekzistuese, theks duhet të vendoset edhe në rritjen e bashkëpunimit dhe këmbimit në sferën e energjetikës. “Energjia është qjo e cila do të na mungojë në të ardhmen ndërsa ai është potencial i madhe dhe resurs i cili për fat të mirë gjendet në Kosovë. Në këtë drejt duhet të përqëndrohemi dhe të shohim si mundemi me projekte të përbashkëta dhe rregullativë të përbashkët sa më shpejtë t’i rregullojnë këto marrëdhënie”, tha Kuçi.