Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 16:34

Kompanitë e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike nuk  bëjnë transparencë mbi eficencën e tyre.

Lindita Milo, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës tha sot se Enti Rregullator i Energjisë dhe operatorët e tregut nuk po i marrin parasysh rekomandimet e dhëna nga institucioni i saj.

Sipas Autoritetit, analiza e eficencës së aktivitetit duhet të jetë element përbërës i metodologjive të përcaktimit të çmimit të energjisë elektrike.

Që vitin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës ka rekomanduar gjithashtu edhe ndarjen funksionale dhe financiare të Furnizuesit Publik me Shumicë nga Korporata Elektroenergjitke Shqiptare dhe të Furnizuesit Publik me Pakicë nga CEZ Shpërndarje.

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se ndarja e enteve të furnizimit publik nga shoqëritë tregtare do të sigurojë konkurrencë efektive, mundësi zgjedhje nga konsumatorët dhe eliminimin e ndër-subvencionimit në këto segmente tregu.