Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 08:45

Vjenë – OPEK-u rriti parashikimin afatmesëm dhe afatgjatë për kërkesën dhe naftën dhe paralajmëroi se pasiguria për politikën energjetike dhe ekonomike mundet në mënyrë të pavolitshme të ndikojë në keqësimet e mëtejshme.

Në raportin vjetor të OPEK-ut theksohet parashikim se deri në vitin 2015 kërkesa botërore për naftë do të rritet në 92,9 milionë barelë në ditë përkundër parashikimit prej 91 milionë më shumë në krahasim me parashikimin nga viti 2010.

OPEK-u parashikon se deri në vitin 2035 kërkesa botërore do të jetë 109,7 milionë barelë në ditë që është për 23 milionë barelë më shumë në krahasim me parashikimin nga viti 2010.

Ekonomia botërore po rikuperohet më shpejtë seqë u parashikua në raportin e vitit të kaluar faalë pakove stimuluese dhe kontributeve të shteteve në zhvillim. Shpejtësia megjithatë, filloi të ngadalësohet që sjell pasoja të mundshme për kërkesën e naftës, parashikon OPEK-u.