Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 18:00

Doha – Sekretari i përgjithshëm i OPEK-ut Abdulla al Badri sot deklaroi se çmimi momental i naftës së papërpunuar është “i kënaqshëm” edhe për konsumatorët edhe për prodhuesit, duke theksuar se është i nevojshëm, çmim “adekuat” që të nxitet investimi në prodhimin.

“Çmimi mesatar i naftës këtë vit i kënaq edhe prodhuesit edhe  konsumatorët. Në atë treg që nga fillimi i vitit është i pranishëm jostabiliteti, si pasojë e pavarësisë rreth rritjes globale ekonomike, katastrofave natyrore  në Japoni dhe trazirat në veri të Afrikës dhe në Lindjen e Afërt, por edhe krahas këtyre nuk ka mungesë të naftës, tha Al-Badri në kongresin botëror për naftë në periferinë e Katarit në Doha, transmetuan mediat franceze.

Anëtarët shtetëror të OPEK-ut më 14 dhjetor do të takohen në Vjenë, por shumë prej tyre theksuan se kuotat prodhuese nuk do të rriten, edhe krahas asaj që prodhimi i naftës në Libi përsëri është ngritur, më shpejtë se sa pritej.

Presidenti i Venezuelës Hugo Çaves, vendi i të cilit është një ndër themeluesit e OPEK-ut, dje deklaroi se çmimi i “arit të zi” është adekuat  dhe se qeveria e tij do të punojë në atë që ajo të mbahet në nivel të tanishëm.