Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 09:51

Uashington – Në qoftë se Kongresi amerikan nuk e ngrit nivelin e debitimit të lejuar të Qeverisë, atë ekonomia botërore do të mundej sërish ta hedh në recesion, deklaroi presidenti amerikan Barak Obama.

Ai e pranoi domosdoshmërinë nga zvogëlimi i shpenzimeve që të arrihet kompromis me republikanët dhe të shmanget rezultati i këtillë.

Obama u angazhua për aksion sa më të shpejtë me qëllim që vendimi për limitin e lejuar të debitimit shtetëror amerikan të mos miratohet në momentin e fundit, gjë që mund ta destabilizojë tregun financiar.

Presidenti amerikan tha se është i bindur se Kongresi në fund do ta ngrisë këtë limit i cili deri më tani ishte 14,3 mijë miliardë dollarë. Administrata në Uashington pret që Kongresi për këtë do të mund të prononcohet më së voni deri në fillim të korrikut. Ai vlerëson se çështjet afatgjate për atë se deri ku do të mundej Qeveria t’i zvogëlojë shpenzimet e saj do të duhej t’i presin zgjedhjet presidenciale në vitin 2012.