Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 13:08

Washington – Presidenti amerikan Barak Obama theksoi se Evropa nuk ka të drejtë që të heq dorë në periudhën kur liderët e saj luftojnë kundër krizës debitore, e cila, siç pranoi vetë, do të mund ta vështirësojë edhe rikuperimin e ekonomisë amerikane.

Në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”, në prag të takimit me kryeministrin italian Mario Monti, Obama tha se SHBA-ja është e gatshme që ta përpunojë “pjesën e vet”, por se pjesën më të madhe të ngarkesës duhet ta mbajë Evropa.

“Është e nevojshme që qeveritë e të gjitha vendeve evropiane të tregojnë përkushtim absolut në të ardhmen e integrimeve evropiane ekonomike”, shtoi Obama.

Takimi i liderëve të dy vendeve do të mbahet sot në Shtëpinë e Bardhë dhe në të do të bisedohet për ekonominë italiane dhe evropiane.