Lajme Shqip Monday, 29 August 2011 16:58

Tiranë – Deri në fund të muajit gusht, Shqipëria është vizituar nga rreth 2.5 milionë turistë. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Klodian Pajuni, tha se numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë deri në 20 gusht është 29 % më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas autoriteteve të sektorit të Turizmit, krahas bregdetit të jugut, destinacionet  më të frekuentuara për këtë sezon kanë qënë Shëngjini, Spilleja, Gjiri i Lalzit dhe Velipoja.

Megjithatë, sipas Pajunit, hapja e këtij sezoni turistik është shoqëruar dhe me problematika të ndryshme, që erdhën si rezultat i zgjatjes së procesit të zgjedhjeve vendore. (LajmeShqip.com)