Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 08:01

Me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës – Departamenti i Hulumtimit dhe i Investimeve të Diasporës, edhe një investim nga Gjermania vjen në Kosovë.

Siç njoftoi MD, me këtë rast, ministri Valon Murati, sot në orën 17:00, do të marrë pjesë në inaugurimin e fabrikës në Ferizaj për prodhimin e mbulesave të karrigeve për stadiumet evropiane.

Në këtë ceremoni, të pranishëm do të jenë edhe kryetari i Rrjetit të bizneseve të diasporës për ShBA, Elmi Berisha, dhe koordinatori i rrjeteve të Gjermanisë, Mustafë Abazi.

Ky investim bëhet nga kompania “Eurofol-Kunstoffe Group GmbH” nga Siegen – Gjermani, e cila merret me prodhimin e stofit dhe riciklimin e plastikës.