Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 14:51

Gjenevë – Rritja e tregtisë botërore këtë vit do të shënojë ngadalësim dhe do të arrijë nivel prej 6, 5 për qind, sipas ekspansionit rekord prej 14, 5 për qind në vitin 2010, parashikoi sot Organizata Tregtare Botërore (OTB).

Rritja e vitit të kaluar e tregtisë botërore është përmirësim në krahasim me rënien rekorde prej 12 për qind në vitin 2009, si pasojë e krizës financiare globale.

“Ende ekziston dallim i madh mes asaj se ku jemi tani dhe ku do të ishim po të mos ishte kriza. Ky endek me siguri do të mbetet edhe një kohë”, tha drejtori i përgjithshëm i OTB-së, Paskal Lami.

OTB paralajmëroi se pavarësisht rritjes mbimesatare të tregtisë së përgjithshme botërore në vitin 2011, edhe më tej ekzistojnë rreziqe mjaft të mëdha.