Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 15:56

Koncerni më i madh botëror i prodhimeve ushqimore Nestle, i cili e ka selinë në Zvicër, ka pasur gjatë gjashtë muajve të këtij viti 4.5 miliardë franga fitim. Kjo shumë është pak më e vogël se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Ndërsa qarkullimi është zvogëluar për 4.5 për qind duke rënë në 42.8 miliardë franga.

Shkaktarë për këtë rënie janë veç tjerash problemet që kanë plasur në Indi me petët, prodhim i gatshëm i firmës Maggi, pjesë e Nestle-s. Skandali në Indi e ka zvogëluar qarkullimin gjashtëmujor të Nestle-s për 20 për qind, transmeton albinfo.ch.

Vështirësitë në Indi pastaj kanë pasur efektin e tyre edhe në afarizmin e koncernit  me Azinë Jugore, Oqeaninë dhe Afrikën. E gjithë kjo ka ulur qarkullimin dhe ka ngadalësuar rritjen e gjigantit të industrisë ushqimore ndërsa Nestle në vazhdimësi ka hedhur poshtë akuzat nga India lidhur e petët problematike të Maggi-t.