Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 18:30

Tiranë – Ministri i Financave, Ridvan Bode si dhe drejtori i Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar Suleiman J. Al-Herbish nënshkruan në Vienë marrëveshjen e kredisë prej 20.4 milionë dollarësh eurosh për financimin e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Kjo kredi plotëson paketën e financimit për të tre komponentët e rrugës Tiranë-Elbasan. Ndërtimi i këtij projekti i cilësuar si prioriteti i qeverisë shqiptare do të ketë një kosto prej rreth 290 milionë dollarësh. Projekti është bashkëfinancim i tre kreditorëve të huaj IDB, OFID, Fondi Abu Dhabi-t për Zhvillim dhe qeverisë shqiptare. I gjithë financimi i huaj i projektit u realizua me kredi zhvillimi me terma të buta (norma të ulëta interesi dhe afate shlyerje shumë të gjata) dhe në një kohë rekord.

“Ndonëse 5 banka të huaja zhvillimi shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në financimin e këtij projekti, Ministria e Financave kontraktoi vetëm me tre të tilla për arsye të uljes së kostos totale të projektit nëpërmjet konkurrencës agresive të kompanive të ndërtimi, nga 407 milionë dollarë në 290 milionë dollarë), thanë burimet zyrtare të MF-së.

Ndërtimi i aksit rrugor Tiranë – Elbasan, pjesë e Boshtit të Jugut, ka një gjatësi prej 27 km me gjurme të re rrugore dhe parashikon ndërtimin e segmenteve në vijim: segmentit i parë me gjatësi 13 km, që fillon nga kilometri 0  në zonën e Farkës dhe përfundon në kilometrin 13  ne hyrje te tunelit; segmentit i dytë, i cili përfshin ndërtimin e dy tuneleve të ndare dhe me dy drejtime të lëvizjes me gjatësi secila prej 2.1 km dhe 2.3 km dhe gjatësi mesatare prej 2.2 km, si dhe infrastrukturën ndihmese për to, si central elektrik, impiante elektro-mekanike për ventilim aspirim, shuarje zjarri, monitorim, sinjalistik, siguri rrugore etj; si dhe segmenti i tretë, i cili ka gjatësi 11.8 km. Ky segment fillon në daljen e tuneleve në km 15. 2 dhe përfundon në km 27  në hyrje të qytetit të Elbasanit. Projekti përfshin gjithashtu shpronësimin e sipërfaqeve të tokës që nevojiten për ndërtimin e rrugës dhe shërbimin e konsulencës (supervizionit) për të tre segmentet.

Huaja që akordohet nga OFID me vlerë 20,400,000 dollarë ka një normë interesi vjetore prej 3.3 % me tarifë shërbimi 1 % dhe afat maturimi 20 vjet duke përfshirë 5 vite pa pagesë principali.