Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 14:46

Shkup – Çmimi mesatar për një metër katror sipërfaqe të banesës në vitin 201 arrin 52.125 denarë dhe është për 0,9 për qind më i lartë në krahasim me çmimin në vitin 2009, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Në Shkup vitin e kaluar çmimi i një metër katror ka qenë 64.127 denarë që është për 12,9 për qind më shumë në krahasim me atë në vitin 2009. Në venbanimet e tjera në vend, çmimi arrin 44.163 ose për 65 për qind më shumë në krahasim me vitin 2009.

Çmimi mesatar i një metër katror sipërfaqe të banesave në gjysmën e dytë në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar është rritur për 9,5 për qind. Në Shkup rritja është për 6,7 për qind.

Çmimet e përmendura mesatare për një metër katror sipërfaqe të banesës janë pa tatim të vlerës së shtuar.