Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 16:43

Dogana e Kosovës bën të ditur për kapjen e një sasie medikamentesh të kontrbanaduara nga Serbia.

Oficerët doganorë gjatë patrullimit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në hyrje të Vushtrrisë, kanë ndaluar një veturë Opel Vectra me targa të Republikës së Kosovës e drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

Kontrollimi detal i veturës zbuloi sasi të konsiderueshme të medikameteve të ndryshme, me origjinë nga Serbia.

Medikamentet dhe vetura janë konfiskuar dhe lidhur me rastin është iniciuar procedurë kundërvajtëse doganore. Vlera totale e mallrave është mbi 3000 euro.

Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurt në 0800 50 095.