Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 08:52

Procredit Bank ka larguar 86 punëtorët,- kryesish arkëtarë , nga puna për shkak të hapjes së zonave automatike 24/7. Por ky veprim ka hapur mundësi për punësimin e 60 deri në 70 punëtorë të IT.

IT apo punetoret e teknologjise informative, do te jene te kompanive te tjera, te jashteme, qe do merren me mirmbajtjen dhe mbikqyrjen e zonave 24/7.

Ndryshimet dramatike që janë duke ndodhur në teknologji dhe informacion, kanë filluar të sjellin efektet e para në bankat komerciale në Kosovë.

Procredit Bank, banka e parë e licensuar në Kosovë, ka ndërmarrë hapin e madh drejt ndryshimeve, duke hapur qendra apo zona ku qytetarët mund të shërbehen përgjatë 24 orëve, plotësisht automatike.

Këto ndryshime ‘ kanë marrë në qafë’ profesionin e arkëtarëve, pasi kanë dalë si tepricë teknologjike, por ka dhënë efekt në hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin e teknologjisë informative apo IT.

Javën e kaluar Procredit Bank, ka larguar nga puna 86 punëtorë, kryesisht arkëtarë-e, por zonat e hapur 24/7, do të hapin 60 deri në 70 vende të reja pune, kryesisht IT apo teknologji informative, personeli i së cilës do merret me mbikqyrjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Mirmbajtja dhe mbikqyrja e zonave 24/7 do të bëhet nga kompani tjera private, të specializuar për këtë cështje dhe jo nga Procredit Bank. Zonat 24/7 në hapsirën e tyre kanë aparate ATM ku mund të tërheqësh para, të deponosh para, pagesën e të gjtiha shërbimeve komunale, aparate për biznese ku mund të deponojnë qarkullimin e tyre ditorë, E Banking etj, etj.

`Jemi para ndryshimeve të mëdha teknologjike. Banka ose përshtatet me teknologjinë ose vdes. Menaxhimi i keshit nga degët e bankës po kalojnë në platformën teknologjike. Kjo normalisht që ka sjellë ndryshime stukturore. Banka nuk ka nevojë më për atë numër të arkëtarëve që ka pasur deri më tani”, tha zedhensja e Procredit Bank, Albena Zuzaku.

Por, sipas saj, janë hapur 60 deri në 70 vende pune në sektorin e teknologjisë informative, që do të shërbejnë kryesisht rreth mirmbajtjes së zonave 24/7 apo pikat e shitjes, ku gjithcka është e automatizuar.

‘ Rreth 80 përqind e transakcioneve tek Procredit Bank bëhen përmes kanaleve elektronike, si E-banking, 24/7 etj etj. Në këto kushte ne duhet t’i përshtatemi tregut. Është kërkesë e klientëve. Zonat 24/7 nuk mund të thuhet se vetëm kanë mbullur vende pune, pasi kanë hapur 60 deri në 70 vende pune, pavarësisht se ky shërbim është i kontraktuar me komanitë e jashtme”, tha tutje zedhensja e Procredit Bank Procredit Bank.

Varësisht nga përvoja e punëtorëve të larguar, një pjese të punëtorëve të larguar Procrcedit Bank i’u ka ofruar paga deri në 1 vit dhe kurse për trajnime falas për teknologjinë infomative, kurse të gjuhës anlgeze apo gjermane, kontabilitet etjt etj.