Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 18:55

Nju-Jork – Nafta sot në bursën e Nju-Jorkut shitet me çmim prej rreth 102 dollarë për barel, derisa tregtarët përpiqen të vlerësojnë sa do të zgjat ndërprerja e eksportit libian të “arit të zi”.

Çmimi i naftës amerikane për dërgesë termike në muajin prill në bursën e mallrave të Nju-Jorkut u zvogëlua për 16 centë në 102,17 dollarë për barel.

“Brenti” evropian për dërgesë termike në maj në Bursën ndërkombëtare për naftë në Londër u lirua për 25 centë në 114,71 dollarë për barel.

Përleshjet e ashpra në Libi javët e kaluara rezultuan me pothuaj ndërprerje të plotë të prodhimit të naftës në vendin prej rreth 1,6 milionë barelë në ditë, ndërsa investitorët janë të shqetësuar se intervenimi ushtarak i aleatëve do të mund ta vazhdojë ndërprerjen.