Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 17:30

Tiranë- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço u shpreh të premten se privatizimi i kompanisë “Albpetrol” do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit.

I pranishëm në ceremonin e përurimit të panairit “Ndërtime 2012” në pallatin e Kongreseve në Tiranë, ministri Naço deklaroi se, qëndrimi i opozitës kundër privatizimit të kësaj kompanie, nuk përputhet me veprimatirnë e proçesit të privatizimit të “Albpetrol”, të nisur që në 2004, nga qeveria socialiste.

Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës parlamentare të 21 marsit pas 6 orë debatesh  kaloi pa votat e opozitës projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim)” mes tyre dhe ndryshimet ligjore që parashikojnë privatizimin e kompanisë së naftës “Albpetrol”.