Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 09:22

Aksioni do të fillojë sot ku nisja do të bëhet e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë duke filluar nga ora 9:00.

Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, përmes Trupave Inspektuese, që veprojnë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, do të organizojnë aksion për t’i kontrolluar pikat shitëse të derivateve të naftës për cilësinë e naftës dhe për sasinë e litrit sipas standardeve, pas ankesave të konsumatorëve.

MTI ka ftuar edhe mediat ta përcjellin këtë aksion për të njoftuar opinionin publik rreth gjendjes konkrete.