Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 09:01

Marrëveshja për Stabilizim – Asociimin pritet të hyjë në fuqi nga viti 2016, me ç’rast Kosova do të ketë edhe impaktet ekonomike pozitive dhe negative.

Një pjesë e të hyrave nga Doganat e Kosovës pritet të zvogëlohen, ngase të gjitha produktet industriale dhe bujqësore që eksportohen nga BE-ja, do të hyjnë në Kosovë pa asnjë tarifë doganore.

Në Dogana kanë bërë të ditur se nga taksat doganore të hyrat vjetore të produkteve që hyjnë në Kosovë e që për origjinë kanë vendet e BE-së janë rreth 60 milionë euro.

Megjithatë, Ramadan Ilazi, zëvendësministër ën Ministrinë e Integrimeve Evropiane, thotë se me hyrjen në fuqi të MSA-së në aspektin ekonomik liberalizimi i tregut me Bashkimin Evropian do të rritë konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve dhe rrjedhimisht do të ofrohen çmimet më të lira dhe produktet dhe shërbimet më të mira drejtpërdrejtë për qytetarin. /Zëri