Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 17:26

Ohër – Kryesia e SHA MEPSO dhe Sistemi operator elektropërçues shqiptar OST sot në Ohër nënshkruan Memorandum për mirëkuptim, me të cilin i fillojnë punët përgatitore për ndërtimin e largpërçuesit prej 400 kilovatë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në Korridorin Manastir-Elbasan.

Marrëveshjen e parë bilaterale në historinë e sistemeve operatore elektropërçuese të dy shteteve e nënshkruan drejtorët e përgjithshëm të MEPSO dhe OST, Dejan Boshkovski dhe Sokol Ramadani. Me marrëveshjen rregullohen të drejtat, obligimet dhe aktivitetet e dy kompanive  në përpilimin e Studimeve për arsyeshmëri (studimet fizibiliti) për ndërtimin e largpërçuesit 400-kilovoltësh  mes dy shteteve në korridorin  Manastir (R. Maqedonisë) dhe Elbasan (R. Shqipërisë).

Përpilimi i Studimit do të jetë dokument bazë me të cilin do të konfirmohet arsyeshmëria e ndërtimit të largpërçuesit, pas çka dy kompanitë do të mund të kërkojnë interes për ndërtimin e lidhjes të parë elektroenergjetike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Përpilimi i studimeve fizibiliti do të financohet nga donacioni nga WBIF (korniza e investimeve  për Ballkanin Perëndimor), i mbështetur plotësisht nga banka evropiane  për ripërtërije dhe zhvillim, për çka janë planifikuar 650.000 euro. Projekti, edhe krahas studimeve për arsyeshmëri të investimeve përmban edhe studime për ndikimin  ndaj mjedisit jetësor nga ndërtimi i largpërçuesit  në territoret e dy shteteve.

Është paraparë që ky projekt të ndërtohet në periudhë prej një viti pasi të miratohet Detyra projektuese për projektin nga ana e MEPSO, OST dhe donatorin BERZH.

Nga MEPSO vlerësojnë se lidhja elektroenergjetike mes Shqipërisë është nga prioritetet kryesore të sistemit operator elektropërçues për shkak të rëndësisë së Korridorit 8.

“Lidhja e  re elektroenergjetike do të jetë me rëndësi të madhe për faktin se përmes sistemit elektroenergjetik të Shqipërisë dhe Malit të Zi  do të lidhemi  edhe me sistemin elektroenergjetik me Italinë. Përveç kësaj, ky projekt  do të thotë rritje e kapacitetit në rrjetin transmetues të SHA MEPSO, edhe njëherit  lidhja do të thotë  edhe uljen e rrezikut nga rëniet dhe rritjet e nivelit të besueshmërisë dhe sigurisë të sistemit elektronergjtik të Maqedonisë, theksojnë nga MEPSO.