Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 14:00

Kanë – “Anëtarët e BE-së nuk janë mjaft aktivë në marrjen e vendimeve të cilat do ta stabilizonin gjendjen ekonomike në eurozonë,” deklaroi presidenti rus  Dmitrij Medvedev në fjalimin e samitit të G-20 në Kanë.

“Vendet evropiane duhet të vendosin rreth burimit të financimit të obligimeve dhe mbështetjes së vendeve në BE, të cilat janë hasur me situatë kritike. Gjithashtu, duhet të vendosin rreth rolit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Qendrore Evropiane, si dhe për ndihmën që kërkohet nga vendet e përgatitura ndaj partnerëve evropianë”, tha Medvedev.

Duke theksuar se Rusia është pjesë e Evropës për shkak se nuk është indiferente ndaj problemeve në të cilat ka rënë eurozona, Medvedev tha se vendi i tij gjithsesi do të marrë pjesë në programet për ndihmë financiare të vendeve të BE-së, në fund të fundit me ndërmjetësim të FMN-së.