Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 07:59

Ministria e Diasporës dhe Telekomi i Kosovës janë dakorduar që të lëshojnë në qarkullin edhe 20.000 numra shtesë për bashkatdhetarët, në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”.

Kjo ndodh si rezultat i interesimit të madh të bashkatdhetarëve për projektin e regjistrit, i cili implementohet nga Ministria e Diasporës, njoftoi MD.

Kësaj fushate, që ka për qëllim sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e procesit të hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, “Vala” i është bashkuar në fillim të muajit korrik. Për secilin bashkatdhetar që është regjistruar në pikat e regjistrimit ka dhënë edhe një numër falas me 100 minuta, 50 SMS dhe 500 MB falas, me vlefshmëri të kartelës për 12 muaj.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, për ta zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me ” Valën”, me lëshimin e 20.000 numrave shtesë duke filluar që nga e nesërmja, e pret në një takim drejtorin e “Valës”, Agron Mustafa.

Takimi do të zhvillohet nesër, në kabinetin e ministrit, në orën 10:00.