Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 09:04

New York – Shefi i McDonalds dje publikoi se vetëm në një ditë – 19 prill, do të punësojë 50 mijë njerëz të rinj. Të gjitha vendet e reja të punës do të hapen në SHBA, ku veç ka 14 mijë restorante për ushqim të shpejtë.

Do të punësohen menaxherë dhe personel për shërbim. Paga mesatare  do të jetë 8,3 dollarë për një orë që është afër minimumit ligjor në një numër të madh të shteteve federative në SHBA.

Shefi shumëvjeçar për SHBA Jan Fields, tha  se menaxherët e tyre  mund të  fitojnë 50 mijë dollarë në vit.