Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 16:41

Nju-Jork – Dita Botërore e Ujërave, 22 mars, këtë vit shënohet nën moton “Uji për qytetet: Përgjigje e sfidës urbane”.

Asambleja e Përgjithshme e KB-së e shpalli  Ditën botërore të ujërave  që të paralajmërojë për vlerën  pa çmim të ujit, por edhe për brengosjen më të madhe për shkak të furnizimit të kufizuar.

KB tregojnë në përqindje se rreth një miliard e njëqind milion njerëz nuk kanë qasje tek uji për pije.

Iniciativa për shënimin e Ditës botërore të ujërave është ngritur në vitin 1992 në konferencën e KB-së për mbrojtjen e mjedisit jetës në Rio de Zhenejro.

AP e KB-së në 22 mars të vitit 1993  çdo vit të shënohet si Dita botërore e ujërave. Që të theksohet rëndësia për kujdesin e ujërave, periudha e viteve 2005-2015, KB  e shpalli si dekadë nën moton “Ujë për jetë”.