Lajme Shqip Wednesday, 21 March 2012 14:06

Tiranë- Zhvillimi Rajonal, bazë për çuarjen përpara të zhvillimit të përgjithshëm të vendit. Ky ishte dhe konkluzioni i Konferencës për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri, me temë “Të Diversifikojmë Zhvillimin: Përfshirja e Rajoneve”, organizuar nga Ministria e Integrimit, Departamenti për koordinimin e Strategjive dhe të donatorëve, delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Kombeve të Bashkuara në kuadër të projektit ” Mbështetje e Integruar për Decentralizimin”, financuar bashkërisht nga BE-ja dhe UNDP-ja (Programi  Zhvillimi i Kombeve të Bashkuara).

Gjatë këtij aktiviteti të zhvilluar sot në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe rajonale, ministritë e linjës që punojnë në fushën e zhvillimit rajonal, Departamenti për Koordinimin e Strategjive dhe të donatorëve, organizatat ndërkombëtare, organizata të shoqërisë civile dhe akademike, u diskutua mbi gjendjen e tanishme të zhvillimit rajonal.

Po ashtu, gjatë kësaj konference u diskutua dhe mbi çështjet që lidhen me prespektivën e zhvillimit harmonik rajonal në vendin tonë, planifikimin rajonal si dhe kontributet që partneritet rajonale mund të bëjnë për të mbështetur këtë ndryshim social-ekonomikë.

Zv/Ministrja e Integrimit Europian Grida Duma, në fjalën e saj theksoi ecurinë e punës, sa i takon zhvillimit rajonal në vendin tonë. Sipas saj, vendi ynë ka përparuar në krijimin e sistemeve për menaxhimin e decentralizuar të cilat do të lejojnë që administrata shqiptare të luaj një rol më të madh në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve.

Duke folur në emër të ministrisë, Duma tha se ” jemi duke përfunduar këtë javë programin e IPA 2012 dhe në javët  e ardhshme do të fillojmë programin IPA 2013″. Ndërsa Drejtoresha në detyrë e UNDP-së për Shqipërinë, Nato Albazishvili në fjalën e saj i cilësoi si tepër të rëndësishme ndërhyrjet e kësaj organizate në fushën e zhvillimit rajonal dhe lokal.

Pasi, sipas Albazishvili-t, “UNDP-ja, përfaqëson një nga rrugët kryesore drejt krijimit të jetëve më të fuqizuara dhe kombeve të qëndrueshme”. Ne tha ajo, ” urojmë që gjithnjë të kemi debate të tilla të frytshme, me qëllim vjeljen e një informacioni sa më të vyer për të hartuar programe të caktuara për zhvillimin rajonal në Shqipëri”, përfundoi Drejtoresha në detyrë e UNDP-së.

Gjatë konferencës palët u përpoqën të nxirrnin në pah rolin e rajoneve në drejtimin e zhvillimit lokal. Diskutimet kryesisht u përqendruan në rëndësinë e prioriteteve identifikuese, forcën e secilit rajon, ndërtimin e iniciativës lokale si dhe mbëstetetjen e kësaj iniciative nga Qeveria qendrore, lokale e më gjerë, si dhe u ra dakort se zhvillimi rajonal, është bazë për çuarjen përpara të zhvillimit të përgjitshëm të vendit.

Projekti “Mbështetje e Integruar për Decentralizimin”, i financuar nga BE dhe UNDP-ja, në sajë të së cilës u organizua dhe kjo konferencë, ka në fokus katër rajone të Shqipërisë, Elbasanin, Kukësin, Beratin dhe Dibrën.    

Projekti, i cili aktualisht po zbatohet nga Ministria e Integrimit Europian, DEBASKON dhe UNDP-ja, ka nisur që prej tetorit 2008. Ajo, ka punuar në nivel kombëtar dhe rajonal, duke promovuar një reagim kombëtar për zhvillimin rajonal dhe përgatitjet për Kornizën dhe Koherencës Strategjike IPA III (Zhvillimi Rajonal). Gjithashtu, projekti siguron dhe mbështetje financiare për projekte të veçanta të infrastrukturës në rajonet në fjalë. (LajmeShqip.com)