Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 14:38

Tiranë – Pas nisjes së embargos ndaj produkteve serbe, Kosova do të furnizohet në mënyrë ritmike me produkte bujqësore shqiptare. Marrëveshja e bashkëpunimit bilateral është nënshkruar në Prishtinë më 29 korrik mes kreut të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj dhe kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Qëllimi i marrëveshjes është ngritja e kapaciteteve për furnizim të ndërsjelltë me produkte bujqësore.

Shkëmbimet tregtare me Kosovën gjatë viteve të fundit kanë pasur rritje, favorizuar edhe nga përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti, eksportet drejt Kosovës kapën vlerën e 5.7 miliardë lekëve, nga 4.1 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. (LajmeShqip.com)