Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 13:51

Shkup – Agjencia MARILI mbrëmë shpalli 10 gratë menaxhere më të suksesshme në Maqedoni, si pjesë e manifestimit tradicional, që këtë vit e organizon për herë të 15-të.

Sipas kritereve të MARILI-së, menaxheret më të suksesshme në vitin e kaluar janë Iskra Vetaxhokoska – menaxhere për marketing dhe shitje në “Vitaminka”, Tanja Evrosimoska – menaxhere e përgjithshme në Qendrën për pajisje mjekësore të “Fud Kansalting”, Viktoria Mehanxhiska – menaxhere për shitje të madhe në “Zegin” sh.p.k., Melina Mileski – menaxhere e përgjithshme – Salloni për bukuri “Siluete”, Venera Novakovska – Menaxhere e përgjithshme – në Shkollën ndërkombëtare “NOVA”, Ebru Radevska – menaxher i qendrës tregtare dhe zhvillim i biznesit Q.T. “Ramstor”, Paca Ristevska – menaxhere e përgjithshme – “PS Entreprenad” nga Suedia, Risima Risimkin – drejtoreshë artistike e qendrës kulturore INTERART dhe Beti Saneve – menaxhere e përgjithshme e “Astibo MK BEAS-S”.

Në këtë ceremoni, fjalime nderi kanë mbajtur bashkëshortja e presidentit Maja Ivanova e cila i përshëndeti menaxheret e zgjedhjes aktuale, si dhe ata të viteve të kaluara. Për punën e tyre të suksesshme me kontinuitet do të fitojnë statujë me rastin e pesëdhjetë vjetorit të jubileut.