Prishtinë – Në muajin shtator, Bashkimi Europian do t’ia kthejë preferencat ekonomike Kosovës, të cilat do të zbatohen retroaktivisht nga 1 janari i këtij viti, ka thënë anëtarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek.
Marrëveshja për preferencat ekonomike të Bashkimit Europian ndaj prodhimeve kosovare, të cilat nuk vazhduan nga fillimi i këtij viti, do të rikthehen në shtator. Kështu tha anëtarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek në debatin e sotëm me biznese në Prishtinë.
“Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Europian janë pajtuar që masat preferenciale tregtare të Kosovës të ri-funksionalizohen, në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti”, tha Lunaçek
Rreth problemit të pranimit të vulave të Kosovës nga ana e Serbisë, Lunaçek shpreson se kjo do të zgjidhet në bisedimet mes Kosovës e Serbisë.
Lunaçek theksoi se do të angazhohet për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës, mirëpo edhe qeveria si dhe vet qytetarët e Kosovës duhet të angazhohen për një zhvillim të mirëfilltë ekonomik.