Lajme Shqip Monday, 28 November 2011 13:35

Kompania ajrore gjermane “Lufthanza” mori vendim për ngrirjen e  të gjitha investimeve në punë në periudhë prej gjashtë muajve me qëllim që t’i  ulë shpenzimet financiare të rritura.

Siç publikoi gazeta “Uollstrit Xhurnal”, duke ju referuar burimeve të kësaj kompanie më të madhe në Gjermani, me vendimin  parashikohet ndalimi i investimeve për të gjitha filialelt e “Lufthanzës”, përveç kur është në pyetje flota e aeroplanëve  ushtarakë dhe shpenzimet vijuese për mirëmbajtje.

Sipas burimeve të njëjta, kjo masë nuk ka të bëjë me porositë e 202  aeroplanëve, me afat për dërgesë deri në vitin 2018, në  vlerë të përgjithshme prej 19 miliardë eurove.

Ndërkohë, aviotransportuesi gjerman i dyti për nga madhësia “Er Berlin”, i cili ka rënë në krizë serioze dhe urgjentisht kërkon investitorë të rinj, kumtoi se ka filluar negociata me partnerët potencial nga Kina dhe Lindja e Afërt.

Njeriu i parë i “Er Berlin”, Harmut Mehdom tashmë ka biseduar  me  përfaqësuesit e kompanisë ajrore “Etihad Eruejz” nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me holding kompaninë kineze HNA, e cila është aksionari kryesor në “Hong Kong Erlajns”.