Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 16:07

Tiranë – Për të llogatitur pensionet e atyre që marrin pushimin e pleqërisë gjatë këtij viti, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar koeficientin e indeksimit të pagave për vitin 2010.

Paga e një personi indeksohet ndër vite, në mënyrë që ajo të aktualizohet, duke u përputhur me nivelin e sotëm të pagave. Indeksimi i pagave për efekt pensioni ka nisur të zbatohet në vitin 2004.

Koeficentët e indeksimit llogariten në bazë të rritjes së inflacionit nga viti në vit. (LajmeShqip.com)