Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 10:26

Lisbonë – Portugalia arriti marrëveshje me BE dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për planin shpëtimtar të ekonomisë portugeze, deklaroi kryeministri portugez Zhoze Sokrates.

Lisbona do të marrë 78 miliardë euro për tre vite. Me këto mjete duhet të ulet deficiti buxhetor i Portugalisë prej 9,1 për qind nga bruto prodhimet vendore (BPV) për 5,1 për qind për këtë vit, deri 4,5 për qind në vitin 2012 dhe më nën limitin e BE-së prej tre për qind në vitin 2013.

Ministrat e financave nga vendet anëtare të BE-s më 16 maj do të prononcohen për planin. Parashikohet FMN të akordojë një të tretën e mjeteve.

Sokratesh e përshëndeti këtë pako-ndihme, duke e vlerësuar si fitore dhe shtoi se kushtet e saj janë më të lehta se ato të Greqisë dhe Irlandës, të cilat gjithashtu kërkuan ndihmë financiare.

“Në plan nuk vendosen masat të reja për kursim këtë vit, e as uljen e pensioneve apo rrogave në sektorin shtetëror. Pensionet më të ulëta eventualisht edhe do të rriten”, theksoi kryeministri portugez.

Lideri i Partisë opozitare Socialdemokrate Pedro Pasush Koelo, i cili supozohet se do të fitoj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor, e konfirmoi mbështetjen për planin e shpëtimit, duke e quajtur “masë e cila ka rëndësisë jetësore, po edhe sikur të jetë depresive”.